eBaazar & Services

eBaazar & Services

Çfare eshte platforma “eBaazar & Services”?

eBaazar & Services i vjen ne ndihme te gjithe bizneseve apo personave fizik te cilet deshirojne te shtojne te ardhurat dhe fitimet e tyre nga shitja e artikujve, produkteve apo sherbimeve qe kryejne, duke mundesuar gjithashtu edhe transportimin e porosive/produkteve te kërkuara.
Panelin e kontrollit me te cilin bizneset/ofruesit e sherbimeve mund te identifikohen duke hyre ne sistem dhe te kene mundesine per te shtuar artikujt,produktet sherbimet qe disponojne mund ta gjejnë duke klikuar here
Gjithashtu, ne te njejten lidhje si me larte bizneset/personat fizike, taksitë dhe postierët/shpërndarësit do te kenë mundesi per tu rregjistruar ne platforme.

Kush do te mund te bashkepunoje me “eBaazar & Services ?

Ndryshe nga te gjitha platformat e tjera ekzistente te cilat kryejnë kryesisht vetëm (Transport ushqimesh), si nje risi e re, ne platformën “eBaazar & Services” do te mund te bashkëpunojnë praktikisht te gjitha llojet e bizneseve/ofruesit e shërbimeve apo personat fizike te cilët deshirojne te listojnë artikujt/produktet/sherbimet e ndryshme te tyre.
Me poshtë po listojmë disa prej tyre :
• Ushqime (Fast Food, Piceri, Restorante, Taverna, Embeltore etj.)
• Markete dhe supermarkete te ndryshme
• Dyqane (Kancelari, librari, tobacco, lodra fëmijësh, veshje, kepuce, tapete & qylima, dyqane syzash, dhurata, dyqane lulesh, dyqan kafshësh, argjendari dhe shume te tjera)
• Kafe & Bar (Produkte ekspresi, pije freskuese, alkolike, meze etj.)
• Art & Suvenire (Piktura, gdhendje, vegla muzikore, tatuazhem piercing, artikujt artizanale, makete etj.)
• Farmaci (Ilace, aksesore, artikujt per femije dhe te rritur, barna popullore etj.)
• Taksi (Sherbim taksi brenda dhe jashtë vendit)
• Sherbime (servise te ndryshme, hidraulike, elektrike, montime, sisteme sigurie, marangozi, pastrime kimike, etj.)
• Posta (Sherbime postare, dokumenta, pako, porosi te ndryshme brenda dhe jashtë vendit)
• Imobilare (Ambjente te ndryshme, zyra, shtëpi, toka, apartamente me qera ose ne shitje etj.)
• Te tjera (Ferma, klinika veterinare, farmaci bujqesore, produkte vendi, prodhime shtepiake dhe shumëllojshmëri artikujt te tjerë)

Çfare ju ofron “eBaazar & Services” ?

Platforma i mundëson te gjithë bizneseve/sherbimeve te sipër përmendura me larte (ose te tjerë) publikimin online te bisnesit/shërbimeve te tyre dhe nje menu elektronike ku te gjithë qytetaret/përdoruesit e platformës do te kenë mundësi te shfetojne artikullin/produktin/shërbimin qe janë duke kërkuar per nevojat e tyre.
Gjithashtu kjo platforme do te marre përsipër shërbimin delivery(transportin) per te gjithë bizneset/ofruesit e shërbimeve pavarësisht nëse këta te fundit nuk e disponojnë nje shërbim te tille, ku ne kete menyre “eBaazar & Services” do t’i ofroje qytetareve/përdoruesve te saj mundësinë e transportit ne destinacionin e kërkuar(Shtepi, zyre etj) te artikujve apo shërbimeve te porositura prej tyre.

Ç’fare kosto do te kete bashkëpunimi me “eBaazar & Services” ?

Kjo platforme per qellim kryesor ka te ndihmoje qytetaret/përdoruesit e saj te kenë mundësi per te gjetur sa me thjeshte dhe shpejte ate qe ata janë duke kërkuar si dhe gjithashtu te rrisë te ardhurat/fitimet ne menyre te ndjeshme te atyre qe do te bashkëpunojnë duke ju shtuar ndjeshëm numrin e klientëve/porosive.
Te gjithë përdoruesit/qytetaret te cilët do te rregjistrohen dhe do te përdorin “eBaazar & Services” nuk do te kenë asnjë kosto dhe te gjitha shërbimet e ofruara nga platforma do te jene te gjitha FALAS.
Te gjithë bizneset/ofruesit e shërbimeve te ndryshme te cilët do te rregjistrohen per here te pare ne platforme do te operojnë 1, 2 ose 3 muaj(ne varësi te llojit te biznesit/shërbimit qe ofrojnë) FALAS pa asnjë kosto dhe me pas nëse ata janë te kënaqur nga sherbimi “eBaazar & Services” do te tarifohen si me poshtë.

Menyrat e pagesës per bizneset/ofruesit e shërbimeve/shitësve do te ndahen ne 4 menyra te ndryshme sipas llojit te shërbimit te ofruar :
• Pagese fikse mujore (Listimi i biznesit/shërbimit do te jete aktiv per 30 dite nga kryerja e pagesës ne “eBaazar & Services”, ne te kundërt bisnezi/ofruesi i shërbimeve do te çaktivizohet automatikisht nga sistemi dhe përdoruesit/qytetaret nuk do te mund te shohin me artikujt/shërbimet e këtij te fundit)
• Pagese taksative (Listimi i biznesit/shërbimit do te jete gjithmonë aktiv ne “eBaazar & Services dhe nuk do te ndërpritet kurrë, por platforma do te mbaje nje përqindje te caktuar per cdo porosi te kryer nëpërmjet tij.
• Pagese e alternuar (Do te ofrohen te dyja mënyrat e pagesave me larte njëherazi duke rrene ne marrëveshje per ofertën me te mire)
• Pagese per artikull/shërbim (Listimi i biznesit/shërbimit do te jete gjithmonë aktiv ne “eBaazar & Services dhe nuk do te ndërpritet kurrë, por platforma do te mbaje nje tarife fikse per cdo artikull/shërbim te porositur prej saj, pavarësisht çmimit te artikullit/shërbimit te ofruar.
• Pagese per reklama qendrore (Shfaqje e biznesit/ofertave etj. ne banerat kryesore te aplikacionit ose shfaqja ne banerat kryesore te kategorive përkatëse ku bëjnë pjese sipas deshires). Kjo lloj pagese nuk eshte e detyrueshme.

Çfare i ofron komunitetit/shoqërisë platforma “eBaazar & Services” ?


1. Mundesi punësimi me kohe te plote ose part-time per te gjithë ata qe duan te punojnë si shpërndarës/postier pa patur nevoje per eksperience pune apo diplome universitare.
2. Transportimin e artikujve/produkteve/shërbimeve per te gjithë bizneset/ofruesit e shërbimeve qe do te bashkëpunojnë me “eBaazar & Services” pavarësisht nëse këta te fundit kane shpërndarësit/korrierët e tyre ose jo, duke ju zgjeruar hapësirën e veprimit dhe mundësuar publikimin e artikujve/produkteve online per te gjithë qytetaret/përdoruesit.
3. Lehteson ndjeshëm te gjithë qytetaret/përdoruesit e kësaj platforme duke ju dhene mundësinë per te gjetur ate qe dëshirojnë pa asnjë kosto dhe pa humbur aspak kohe duke u përpjekur te gjejnë zgjidhje per ate qe kërkojnë nepermjet mënyrave primitive(gojarisht, numra kontakti, person pas personi etj.)
4. Ndihmon ne krijimin e nje harte dixhitale per te gjitha bizneset/shërbimet qe ekzistojnë duke përmirësuar gjithashtu turizmin ne vend per te gjithë emigrantet shqiptare apo te huaj, si dhe duke ju ardhur ne ndihme këtyre te fundit per te marre shërbimin/produktin e kërkuar ne kohe rekord.

Si dhe ku do te mund te perdoret platforma “eBaazar & Services” ?

Praktikisht kjo platforme do te perdoret ne te gjitha pajisjet qe ju mund te dispononi si p.sh : Smartphone (Android, IOS), Tablet, iPad, PC (Web based) etj...
1. Per bizneset/ofruesit e shërbimeve do te kete nje panel kontrolli me ane te te cilit do te shohin statistikat e porosive, fitimet etj. apo do te mund te shtojnë menute/produktet qe ofrojnë si dhe publikimin e ofertave te ndryshme. Gjithashtu nje aplikacion ne smartphon-at e tyre ose website me ane te te cilit do te lajmërohen ne kohe reale per porosite e mbërritura nga përdoruesit/qytetaret.
2. Per taskite/postierët do te kete nje panel kontrolli me ane te te cilit do te mund te shohin statistikat e porosive, fitimet etj. apo do te shtojnë sherbimet qe ofrojnë me çmimet përkatëse te tyre dhe gjithashtu nje aplikacion ne smartphon-at e tyre ose website me ane te te cilit do te lajmërohen ne kohe reale per porosite e mbërritura nga përdoruesit/qytetaret.
3. Per shpërndarësit do te kete nje aplikacion ne smartphon-at e tyre me ane te te cilit do te mund te shohin statistikat e porosive, fitimet etj. si dhe do te lajmërohen ne kohe reale per porosite qe jane gati per tu transportuar ne destinacionet përkatëse.
4. Per perdoruesit/qytetaret do te kete nje aplikacion ose website ku këta te fundit do te kenë mundësi per te shfletuar te gjitha bizneset/shërbimet e rregjistruara ne platforme, te shohin porosite e tyre etj.

Niveli i vështirësisë se përdorimit te platformës per te dyja palët bisnez/shërbime apo përdorues/qytetar eshte jashtezakonisht minimal dhe te gjithë do te mund te operojnë thjeshte dhe shpejte pa patur probleme si ne rastin e porosive me mënyra primitive (telefon, gojarisht etj.) dhe pa keqkuptime apo gabime gjate kryerjes se porosive.

Detaje te tjera teknike (referuar specialisteve dhe personave te tjerë te cilët mund te jene te interesuar per detaje speciale te platformës)

Backend-i (Hyrja, rregjistrimi, paneli i kontrollit) dhe Frontend (Website) jane shkruar ne PHP Laravel, lidhur me nje databaze MySQL me ane te te cilave garantohet siguria e te dhënave ne maximum dhe funksionon shpejtë me efikasitet te larte.
Aplikacionet (Per shitësin,taksitë,postierët,shpërndarësit,përdoruesit/qytetaret) jane shkruar ne gjuhen programuese Dart me ndihmën e platformës Flutter te krijuar nga Google duke garantuar stabilitet te larte per te gjitha pajisjet dhe duke mundësuar shkrimin e kodit/përditësimet e aplikacioneve te menyre te njejte pa patur nevoje per ndryshime specifike ne platforma te ndryshme. Kjo do te thotë se aplikacioni ose ndryshimet qe do te kryhen ne vazhdim do te pasqyrohen tek te gjitha pajisjet Smartphone(Android/IOS), Tablet, iPad etj. njësoj, pa ndryshime midis tyre dhe ne te njëjtën kohe per te gjithë.
Aplikacionet komunikojnë me Backend-in nëpërmjet nje API (Application Programming Interface) ne menyre te sigurte dhe te enkriptuar (SSL) e cila garanton shpejtësi te larte dhe siguri gjate transmetimit te te dhënave.
Gjithashtu aplikacionet dhe backend-i jane te lidhura me shërbimet e Firebase (mbeshtetur nga Google) per statistika te ndryshme te përdorimit, Firebase Cluod Functions, Firebase Firestore (Real-time database) etj.

Customer Order Payment Flow

Driver Assignment

[ays_poll id=4]